Fletushkat kërcënuese në veri/ Eksperti: Urdhra direkte të Aleksandër Vuçiçit për nxitje të urrejtjes

13/02/2024 19:37

Fletushkat, që u shpërndanë sot në veri të Kosovës, përmbajnë mesazhe nxitëse dhe inkurajojnë qytetarët serbë për t’u mos u bindur policisë së Kosovës.

Menjëherë pas shpërndarjes së fletushkave është hapur edhe rast për incident kriminal “Nxitje e urrejtjes”.

Fletushkat me mbishkrime kërcënuese janë shpërndarë nga organizata e ashtuquajtur “Mbrojtja Popullore” të cilët kanë theksuar se kundërvënia është e detyruar.

Në lidhje me këtë situatë, njohësi i çështjes së sigurisë, Avni Islami thekson fletushka kërcënuese ndaj policisë së Kosovës dhe kryeministrit Kurti janë urdhra direkte të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Islami thekson se një pjesë e vogël e popullit serbë nxiten nga këto organizime të Serbisë.

“Pas sulmit brutal të terroristëve të datës 24 shtator të vitit të kaluar dhe pas pësimit (debakël) në raport me institucionet e sigurisë së Kosovës është bërë një kohë që nuk kanë mund të riorganizohen sulme të tilla, pra “Brigada e Veriut” dhe “Mbrojtja Civile”, të dyja këto organizata të cilat janë shpallur organizata terroriste. Tashmë pas një kohe të shkuar, është bërë një riorganizim i tyre dhe po përpiqen që popullatën lokale ta nxitin dhe të kthejnë për qëllime të tyre, mirëpo tashmë po shihet që është vetëdijesuar populli lokal serb dhe nuk është duke i bindur këtyre dy organizatave të cilat nën urdhëratë direkte të Aleksandër Vuciçit. Qëllimi është të elektrizojnë dhe ta mbajnë në kontroll popullatën civile lokale serbe dhe të përdorin për qëllime politike të Aleksandër VuçiJ i cili i jep urdhër direkt nga vartësit e tij deri tek këto dy organizata terroriste. 04:43 Mbishkrime të tilla ka pasur edhe në të kaluarën por situata në veri tash është ndryshe dhe në kuptimin pozitivë është plotësisht nga siguria e Kosovës, vet popullata civile serbe nuk janë të interesuar të kenë përshkallëzim të dhunës, sepse edhe vet ata janë lodhur”, theksoi Islami.

Po ashtu, Islami tha se situata në komunat veriore është e sigurt, sepse sipas tij shteti i Kosovës po vepron ligjërisht në çdo cep.

Ai tha se edhe perëndimi e ka ndëshkuar Serbinë në mënyrë indirekte dhe se kërkesa për marrëveshje me Kosovën është arsyeja që Serbia nuk është ndëshkuar ende.

“Në veriun e Kosovës dhe në katër komunat situata ka ndryshuar rrënjësisht që nga 24 shtatori i vitit të kaluar, që nga ajo kohë dhe deri sot institucionet e vendit dhe ato të sigurisë e kanë shtrirë sovranitetin dhe integritetin territorial dhe është bërë institucionalisht duke vepruar shteti i Kosovës cep më cep edhe në katër komunat veriore tashmë në atë pjesë është vendosur rendi dhe ligji dhe se grupet e ndryshme kriminale e terroriste të lidhura me Serbinë nuk e kanë në dorë situatën ne veriun e Kosovës, është një situatë ndryshe që atje tashmë vepron shteti i Kosovës. Në parim nuk do të ketë raste si Bansjka nëse nuk ndikon drejtpërdrejt tek Serbia me forcat e saj të sigurisë. Ndaj Serbisë është dashur të vendosen sanksione që nga 24 shtatori, sepse edhe perëndimi në mënyrë indirekte e ka fajësuar shtetin serb sepse ngjarja e 24 shtatorit ka mundur që të prodhojë pasoja shumë të rënda dhe këto janë kalkulime politike, gjendja në përgjithësi në Ballkan dhe tendenca që të nënshkruhet një marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë është arsyeja që nuk e kanë ndëshkuar deri më tash”, tha Ismaili.

“Si duhet vepruar kur të shihni patrullën e policisë së Kurtit”. “Të gjuash me gjëra që i ke në dorë (lojë, saksi, ngjyrë, ve, koktell)”. Si duhet vepruar kur të shihni shërbyesin civil të Kurtit, “E pështynë, e shanë, dhe në rast se të kundërpërgjigjet injoroni por në qoftë se është i vendosur, atëherë bjerini shuplakë”. Si është më së lehti të thyhet automjeti i policisë së Kurtit,”Me llagerë të rrumbullakët, siguresën e rrymës, por më së miri është me dëshirën kush nuk frikësohet ai edhe din”, këto ishin disa nga mbishkrimet e vendosura në fletushkat e shpërndara në veri te vendit.

Top Channel