
Një shtetase e huaj dyshohet se ka vdekur në Brezovicë, ku shkak i këtij incidenti ka qenë rrëshqitja e një orteku të borës.
Për KosovaPress, Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin se një person dyshohet se ka mbetur i vdekur në Qendrën e Skijimit në Brezovicë.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli ka thënë se incidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Foleja e Shqiponjës”.
“Më datë 13.02.2024, rreth orës 15:35, kemi marrë një informacion se një person dyshohet se ka mbetur i vdekur gjatë skijimit në Qendrën e Skijimit në Brezovicë, në vendin e quajtur “Foleja e Shqiponjës”. Dyshohet se shkak i këtij incidenti ka qenë rrëshqitja e një orteku të borës. Ekipe të policisë dhe ekipe të kërkim shpëtimit janë atje dhe për informata tjera do tju njoftojmë me kohë. Viktima është femër,shtetase e huaj, e moshës rreth 54 vjeçare”, thekson Veseli për KosovaPress.
Top Channel