Ngec Barcelona! Granada e Uzunit i merr barazimin në “shtëpi”, Sevilla mund Atletikon

12/02/2024 13:35

Granada për pak turpëron Barcelonën në “Montjuic”.

Skuadra andaluziane, me Myrto Uzunin titullar, iu afrua shumë fitores, por në fund u largua me vetëm një pikë nga Barcelona, pas barazimit spektakolar 3-3.

Myrto Uzuni dha asistin e golit të dytë të Granadës, si dhe iu afrua golit në fundin e sfidës, por Ter Stegen, nuk lejoi topin të prekte rrjetën. Shënuan të parët “blaurganat” me Lamine Yamal, Granada u kundërpërgjigj me Sanchez dhe Pellistrin, para se Lewandowski të barazonte 2-2. E gjeti sërish golin Granada me Miquel, por Yamal, me një goditje nga distanca, barazoi 3-3.

Fitore me peshë e Sevillas në “Sánchez Pizjuán” përballë Atleticos së Madridit në javën e 24-t të La Ligas. Skuadra andaluziane, triumfoi falë golit të Romeros, që në minutën e 15-të, i shërbyer nga Ocampos.

“Los Colchoneros” patën kohën e mjaftueshme për të ndryshuar rrjedhën e lojës, por nuk ja dolën. U mbyll me fitoren e Sevillas kjo ndeshje, e pesta sezonale, por andaluzët ende duhet të mendojnë për të siguruar mbijetesën, pasi zona europiane mbetet shumë larg.

Top Channel