Momente tmerri! Sulm me armë në një kompani detare në Athinë/ Autori nuk pranon të dorëzohet, një viktimë, dy të plagosur
12/02/2024 10:20
Sulm me armë në një kompani detare në Glifadha të Athinës.
Një person i armatosur ka hyrë në një kompani detare pak pas orës 10:00 sipas orës lokale dhe ka hapur zjarr ndaj punonjësve të kompanisë.
Deri tani raportohet një viktimë dhe dy të plagosur.
Personi që shkaktoi masakrën duket se është një ish punonjës i kompanisë i cili është pushuar para pak kohësh nga detyra e tij në të njëjtën kompani.
Autori qëndron i armatosur në katin e dytë të godinës që sulmoi, ndërsa zona është rrethuar nga forca të shumta policore.
Personi i dyshuar për sulmin besohet se është një 70-vjeçar egjiptian.
Top Channel