‘Qëndrimi i Greqisë për Kosovën mbetet i pandryshuar’ ka deklaruar kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis në një konferencë të përbashkët me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç gjatë vizitës së tij në Beograd.

“Ne i ndjekim me vëmendje të madhe zhvillimet në rajon dhe Greqia është ndoshta mbështetësi më i qëndrueshëm i Serbisë në rrugën e saj drejt BE-së , pasi nuk mund të ketë të ardhme evropiane për Ballkanit Perëndimor , pa pasur të ardhme për Serbinë -ka thënë Mitsotakis.

Pozicionimi ynë për Kosovën mbetet i palëkundur dhe ne besojmë se ndërmjetësimi dhe dialogu evropian është e vetmja mënyrë për të normalizuar marrëdhëniet mes dy palëve. Dhe kjo përfundimisht do të jepte sinjalin e stabilitetit në të gjithë rajonin që është qëllimi përfundimtar i të gjithëve”-u shpreh Mitsotakis.

Serbia gjithmonë e ka mbështetur integritetin territorial të Greqisë, ashtu si dhe Greqia ka respektuar atë të Serbisë dhe shpresoj se kështu do të mbetet edhe në të ardhmen– ka deklaruar nga ana e tij presidenti Vuçiç që ka theksuar se Beogradi ka nevojë për mbështetjen e miqve grekë.

“Serbia dhe Greqia ruajnë marrëdhënie të mira dhe miqësore, dhe guxoj të them marrëdhënie vëllazërore ,ndaj jam i kënaqur që kemi diskutuar të gjitha aspektet dypalëshe të bashkëpunimit tonë. Këtë vit po shënojmë 145 vjet të marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Serbisë dhe Greqisë, besoj se ky do të jetë një vit i përparimit dhe rritjes së madhe në marrëdhëniet tona ekonomike dhe shkëmbimit tregtar.”

Mitsotakis dhe Vuçiç kanë biseduar për çështjet e energjisë , tubacioneve të naftës dhe gazit, burimet e rinovueshme të energjisë, si dhe të infrastrukturës së transportit ku është përmendur linja hekurudhore mes dy vendeve, ndërsa në kuadër të vizitës zyrtare është zhvilluar edhe forumi i biznesit serbo-grek në prani të dy liderëve si dhe të dhjetëra biznesmenëve nga të dy vendet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA