“Mbesa punonte tek shtëpia e të arrestuarit”/ Tezja e të resë që u vetëhodh nga pallati: Shkoi dy-tre ditë, pastaj e la

12/02/2024 12:34

Tezja e 27-vjeçares që i dha fund jetës, duke u hedhur nga pallati ku jetonte, deklaroi se mbesa e saj ka punuar për dy ose tre ditë në shtëpinë e 39-vjeçarit Altin Çoku.

Tezja e 27-vjeçares që i dha fund jetës, duke u hedhur nga pallati ku jetonte, deklaroi se mbesa e saj ka punuar për dy ose tre ditë në shtëpinë e 39-vjeçarit Altin Çoku.

Ajo tha se viktima është ngjitur në tarracën e pallatit për të pirë cigare, por më pas kanë marë vesh që ishte hedhur.

“Ajo kishte një problem me bashkëshortin. Ata bashkëjetonin, ndarja ka qenë për momentin. Ajo ka vënë gocën e vogël në gjumë dhe u ngjit të pinte cigare. Nuk e di se çfarë ka ndodhur, nuk ka pasur shenja. Një muaj ka që është këtu, për shkak të problemeve me bashkëshortin. Shkoi duke punuar tek ky. Bënte pastrime tek ky. Punonte si pastruese atje, por edhe ktej tek shkallët.

Punonte pastruese tek shtëpia e këtij. Punoi dy tre ditë, pastaj e la, se si duket kanë nisur kërcënimet dhe problemet e tjera. Në këto dy-tre ditë kanë ndodhur këto. Policia ka një video që tregon kur ka ndodhur çdo gjë, por neve nuk na e kanë treguar. Me bashkëshortin nuk ishte takuar fare që kur kishte ardhur në Tiranë. Kanë pasur vetëm komunikime vetëm për vajzën”, tha tezja e vajzës që i dha fund jetës ditën e djeshme.

Lexo edhe:  VIDEO/ Shtyu 27-vjeçaren drejt vetëvrasjes, Altin Çoku flet për ngjarjen në Tik-Tok: Foton intime e shpërndau një shok

Top Channel