Provokim apo respekt? Portugjezët nisin “sfidën” me Egnatinë ende pa zbritur në fushë
Gol dhe dëmtim. Francesco Acerbi po kalon një rini të dytë tek Interi, skuadër ku është kthyer në liderin e prapavijës. 36-vjeçari pësoi një tërheqje muskulore në ndeshjen përballë Romës në “Olimpico”.
Shtypi italian shkruan se qendërmbrojtësi do të mungojë në takimin e kampionatit përballë Salernitanës (16 shkurt) dhe në duelin e Champions League kundër Atleticos së Madridit (20 shkurt).
Testet mjekësore konfirmuan një tendosje të lehtë të muskujve në shputën e këmbës së djathtë. Gjendja e Acerbit do të rivlerësohet gjatë ditëve të ardhshme, por mungesa në dy sfidat e radhës është e sigurt.
Interi po marshon drejt titullin të 20-të në histori. Zikaltrit e Simone Inzaghit kryesojnë Serie A me 7 pikë më shumë se Juventusi ndjekës.
Dy përballjet e radhës janë në “San Siro”. Ndaj Salernitanës së vendit të fundit. Më pas me Atleticon e Diego Simeones, ndeshja e parë e raundit të 1/8-ve në kompeticionin e më të fortëve.
Top Channel