Deputetët e PD-së do të hyjnë në grevë urie? Shehu zbulon surprizat e protestës së 20 shkurtit 

12/02/2024 14:57

Deputeti demokrat, Tritan Shehu as nuk e konfirmoi, por as nuk e përjashtoi mundësinë e nisjes së një greve urie nga demokratët në protestën e 20 shkurtit.

Ai zbuloi disa nga detajet e asaj dite ndërsa ishte në një lidhje me skype në emisionin “Breaking” në Top News.

“Zhvilluam një betejë civile, një mosbindje të gjatë prej javësh në Parlament për t’ju kundërvënë bllokimit të parlamentarizimit nga maxhioranca, mosrespektimit të rregullores, të Kushtetutës, ka një zhvillim në terren, ka njerëz që më të sensibilizuar se më përpara, ka një paraqitje në atë që ne e quajmë ‘Rrugica e Shpresës’, të gjitha këto bëjnë shtimin e rezistencës ndaj regjimit, në 20 shkurt nuk do të jetë një protestë thjesht e Partisë Demokratike, unë mendoj që do të jenë të mëdha  (pritshmëritë), ka një grup teknik që po merret me këtë çështje. Nuk mund të them detaje teknike. Ka një grup të ngarkuar të përcaktojë modalitetet e asaj ditëm të cilët do të japin shpjegimet për publikun, shumë gjëra mund të lihen edhe si surprizë ditën e zhvillimit të protestës.

“Mund të nisë greva e urisë dirën e 20 shkurtit?
As nuk përjashtoj dhe as nuk konfirmoj këtë gjë, të gjitha opsionet demokratike të rezistencës dhe përballjet me regjimin       janë të mundshme, janë opsione që janë në tavolinë të diskutohen. Elementët teknikë të mënyrës së organizimit do ju thuhen disa gjëra, do të jenë për t’u parë atë ditë”, tha ai.

 

Top Channel