Detaje te reja kanë dalë në dritë dalin për atentatin e ndodhur të shtunën në Kurbin.
Gjendet një makinë e djegur në Fushë Milot e cila dyshohet se është përdorur për atentatin.
Makina e djegur dyshohet të jetë “Range Rover” i zi me targa të vjedhura po ashtu makina dyshohet se është vjedhur para disa ditësh pranë një karburanti në autostradën Lezhë-Laç.
Burime thonë se autorët janë futur nga Fushë-Miloti po ashtu kanë dalë prej andej ku u gjet dhe makina e djegur.
Sipas burimeve të gazetares Brixhilda Deda, Gjeloshi ka deklaruar se autorët janë prezantuar si policë në momentin që janë futur brenda objektit, po ashtu dhe rojës, i cili ka qenë prezent.
Më pas ata kanë qëlluar drejt 51-vjeçarit Ardjan Gjeloshit dhe Selman Mihana, i cili mbeti dhe viktimë e këtij atentati.
Dyshohet se kanë qenë dy makina që janë përdorur në këtë atentat dhe dyshohet se njëra makinë tip “Range Rover” është vjedhur disa kohë më parë në një karburant në autostradën Lezhe-Laç.
Selman Mihana 70 vjeç mbeti i vdekur në fshatin Gurez të Kurbin, gjatë atentatit.
Autoret kanë qëlluar nga jashtë firmës, ndërkohe plumbat i kanë kapur gjatë momentit që po futeshin në zyre. Në moment ka qenë prezent vetëm roja i objektit dhe sipas burimeve shënjestra ka qenë pronari i firmës i cili dyshohet se është qëlluar për shkaqe hakmarrje.
Top Channel