Vetëvritet me armë zjarri 65-vjeçari në Pogradec, trupi u gjet në bodrumin e banesës

10/02/2024 18:59

Një 65-vjeçar i ka dhënë fund jetës me armë zjarri ditën e sotme, rreth orës orës 17:35, në fshatin Vërdovë të Pogradecit.

Viktima me iniciale N. A. e ka kryer aktin e rëndë në në bodrumin e banesës me armë zjarri tip automatik.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA