Sekuestrohen disa pasuri të paluajtshme në Elbasan, dyshohet të përfituara nga veprimtari kriminale! Pronarët të arrestuar në Itali për prostitucion dhe drogë

10/02/2024 16:08
Prokuroria Elbasan

Pronat e dy personave janë sekuestruar në Elbasan pasi dyshohet se janë të përfituara nga veprimtari kriminale.

Prokuroria e Elbasanit vendosi që të sekuestrojë apartamentin me sipërfaqe 112m2, në Elbasan, në pronësi të shtetases F.A.

Nga hetimi pasuror rezultoi se kjo pasuri nuk justifikohet me të ardhura të ligjshme, por e ka prejardhjen nga veprimtaria kriminale e shtetasit A.S., i dënuar nga drejtësia italiane për trafikim dhe shfrytëzim prostitucioni.

Njëkohësisht u vendos të sekuestrohet pasuria e llojit “Njësi” me sipërfaqe 79m2 , në Elbasan, në pronësi të shtetasit E.G.

Nga hetimi pasuror rezultoi se kjo pasuri nuk justifikohet me të ardhura të ligjshme, por e ka prejardhjen nga veprimtaria kriminale e shtetasit E.G, i dënuar nga drejtësia italiane për trafikimin e lëndëve narkotike nga Belgjika drejt Italisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA