Harry Kane, makineria e golave, 60 rrjeta në këtë sezon që nuk i vlejtën thuajse për “asgjë” 07/05 02:41
Karton i kuq për Odise Roshin. Anësori i djathtë e mbylli më herët se shokët e skuadrës ndeshjen Bodrumspor-Sakarayaspor (0-0).
32-vjeçari fierak, autor i 70 ndeshjeve dhe 5 golave me kombëtaren kuqezi, e la skuadrën udhëtuese me dhjetë lojtarë në minutën e 79’.
Roshi u ndëshkua me karton të verdhë në një dyluftim ndaj lojtarit kundërshtar. Ndërkohë që 18 minuta kishte marrë kartonin e parë të verdhë.
Dy të verdhat sollën kartonin e kuq për Roshin, i cili këtë sezon numëron 4 gola dhe 2 asiste në divizionin e dytë të futbollit turk. /Supersport
Top Channel