Punëtori ra nga skela, arrestohet pronari i fabrikës së vajit të ullirit
10/02/2024 13:30
Pronari i fabrikës së vajit të ullirit, ku u lëndua një punonjës një ditë më parë, u arrestua për “shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”.
Sipas policisë, nga verifikimet rezultoi se punëtori ka qenë i pasiguruar. Pritet të nisë hetimi ndaj 62-vjeçarit me iniciale B.D. Ndaj tj rëndojnë veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Punësimi i paligjshëm”.
Punonjësi 65-vjeçar ra nga skela teksa punonte në fabrikë të premten. Ai u dërgua menjëherë në spital, ku sipas raportimeve, është jashtë rrezikut për jetën.
Top Channel