I dënuar me 10 vite burg në Itali për trafikim droge, arrestohet 52-vjeçari në Berat
10/02/2024 12:54
Një 52-vjeçar i cili ishte dënuar me 10 vite burg në Itali, është arrestuar me qëllim ekstradimin e tij.
Hari Basko alias Hari Bello, 52 vjeç u kap dhe u arrestua në qytetin e Berat. Gjykata e Venecias e ka dënuar këtë shtetas, me 9 vjet, 3 muaj dhe 27 ditë burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale, sipas parashikimeve të Kodit Penal të Italisë.
Interpol Tirana dhe Interpol Roma po bashkëpunojnë për të kryer ekstradimin e këtij shtetasi.
Top Channel