Detajet/ Pronari i firmës së inerteve në spital, dy plumbat e goditën dhe i dolën nga trupi! Si është gjendja e tij

10/02/2024 10:14

Një atentat ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Gurez, Kurbin, në një firmë për përpunim të inerteve.

Nga ky atentat ka mbetur i vdekur ekonomisti i kësaj firme Selman Mihana 70 vjeç dhe mbeti i plagosur pronari Ardian Gjeloshi, 51 vjeç.

Sipas burimeve të policisë objektivi i këtij atentati ka qenë pronari i kësaj firme dhe po hetohet për konfliktet apo mosmarrëveshjet që mund të ketë patur 51-vjeçari.

Adrian Gjeloshi ndodhet në spital dhe jashtë rrezikut për jetën. Sipas burimeve për Top Channel, ai u qëllua me dy plumba që kanë hyrë dhe kanë dalë nga trupi. Ka një plagë në ije sipër legenit tangente dhe një plagë në dorën e majtë, tek bërryli tangent.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA