Salernitana nuk di të dalë nga kriza, Empoli kthehet te fitorja

09/02/2024 22:59

Empoli merr tri pikët të rëndësishme në transfertën e Salernitanas, takim hapës i javës së 24-ët të Serie A.

Sfida e luajtur në “Stadio Arechi” rezultoi shumë e luftuar, por në fund u mbyll me rezultatin 1-3.
Takimi u zhbllokua në minutën e 23’, me Zanolin që bëri autogol dhe u dha avantazhin miqve.

Ndërkohë, vendasit gjetën golin në minutën e 69’, duke barazuar me Weissmann.

Ndeshja vazhdoi me barazim deri në minutën e 88’, kur Niang ktheu sërish Empolin në avantazh, me golin e realizuar nga pika e bardhë e penalltisë.

Rezultati u vulos në minutën e 90+4’, me Cancellierin që bëri një dalje të bukur dhe gjeti rrugën drejt rrjetës, duke shënuar golin e tretë për miqtë.

Pas kësaj përballjeje, Salernitana renditet në vend të fundit me 13 pikë, teksa Empoli në vend të 15-të me 21 pikë.

Top Channel