“Më rrezikohet jeta sepse ajo është e martuar me…”, kërcënoi gruan, Gjykata e Tiranës vendos ta ekstradojë në Egjipt, 46-vjeçari kundërshton

09/02/2024 13:57

Gjykata e Tiranës vendosi të ekstradojë në Egjipt 46-vjeçarin Tamer Abdulshafi, i cili kanosi dhe denigroi bashkëshorten e tij përmes rrjeteve sociale.

Burimet i thanë gazetares së Top Channel, Anila Hoxha se gjatë seancës me dyer të mbyllura të mbajtur nga gjytari Taulant Banushi, Abdulshafi kërkoi të mos i dorëzohej Egjiptit.

“Më rrezikohet jeta atje sepse gruaja ime është martuar me një sheik, njëherazi ministër i kurorës në Kuvajt. Ai ka pushtet dhe do më rrezikojë jetën”, tha 46 vjeçari.

Por deklarata e tij nuk u gjet e bazuar në prova ndaj gjykata penale në një proces me dyer të mbyllura pranoi kërkesën për ekstradimin e tij.

Prokurorja këmbënguli se nuk disponohet një certifikatë divorci e 46-vjeçarit që të mund të krijonte dyshime se bashkëshortja e tij është martuar me dikë tjetër, aq më tepër me pushtet.

Në dosjen e vendosur në dispozicion të gazetares së Top Channel, Anila Hoxhës për burrin që mbrohet me tezën se gruaja është martuar me një ministër të kurorës, përmenden faktet penale ndaj tij.

Faktet e kësaj gënjeshtre janë në aktakuzën e të akuzuarit të lartpërmendur, sipas së cilës gjatë periudhës nga 20/12/2021 deri më 15/1/2022, brenda juridiksionit të hetimit kriminal në shtetin e Kuvajtit:

– Ai përdori internetin dhe mjetet e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit për të kërcënuar bashkëshorten e tij, viktimën S. S. për të marrë një shumë shumë parash kesh dhe ta frenonte atë të ndërmerrte një akt i cili ishte ngritja e një padie në giykatë kundër tij. Kërcënimi konsiderohet si një shkelje e dinjitetit të saj, abuzim kundrejt nderit të saj, statusit dhe reputacionit në mënyrë të përcaktuar në hetime.

Ai postoi çështje të cilat shkelnin dinjitetin e viktimës së lartpërmendur përmes llogarisë së tij chefmarco _milano77 në rrjetin social Istagram duke u shfaqur në një video duke abuzuar me të dhe thënë “së pari, e rraha Suman për vdekje, një e rrahur për vdekje që prej dy vitesh dhe duhet ta shihte me sytë e saj, sepse ajo kishte zbuluar një sekret familjar dhe sekret të fëmijëve tanë dhe kishte shkelur besimin e sekreteve të shtëpisë, dhe se familja e saj kishte qenë e paaftë ta edukonte atë mirë.”

Ai e ofendoi viktimën në një mënyrë të tillë e cila cenonte nderin e saj dhe statusin në një mënyrë jo publike në programin e Insta mesazheve WhatsApl duke iu drejtuar asaj me fjalë ofenduese.

Ai me dashje keqpërdori mjetet e komunikimit telefonik duke kryer krimet në përshkrimet e padive të përmendura më lart, në mënyrën e përcaktuar në hetime.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA