“S’ka pasur thirrje nga Vetëvendosja që të mbështeten protestat në Shqipëri”, reagon Albulena Haxhiu: Të ndalet dhuna, arroganca nga pushteti nxit tensionet
PDK-ja ka njoftuar prishjen e koalicionit me LDK-në, pasi Kuvendi Komunal i Prishtinës, në një seancë të jashtëzakonshme plenare anuloi vendimin për këmbimin e pronave komunale në “Prishtina e Re” me prona private në Badoc.
Me 27 vota pro, Kuvendi Komunal vendosi që të anulojë vendimin për këmbimin e pronave, edhe pse u miratua vitin e kaluar.
Menjëherë pas përfundimit të seancës, Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar për shkëputje të koalicionit. Lajmin e ka dhënë kryetari i PDK-së në Prishtinë Uran Ismaili, pak minuta pas vendimit.
“Pasi shfuqizuam vendimin për Badoc, shkëpusim koalicionin qeverisës në Prishtinë. Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Prishtinës sot, PDK mundësoi kuorumin dhe votoi pro shfuqizimit të vendimit për këmbimin e dëmshëm të pronave në Badoc. Sapo dërgova shkresën zyrtare te Përparim Rama për të komunikuar vendimin për shkëputjen e koalicionit qeverisës në Prishtinë. Drejtorët e drejtorive komunale dhe aksionerët e PDK-së në ndërmarrje publike kanë dhënë dorëheqjet e tyre”, ka shkruar Ismaili në Facebook.
Top Channel