Mutacionet e ujqve në Çernobil që i mbijetojnë radiacionit, mund të japin kura të kancerit, thonë studiuesit (fotot)

08/02/2024 16:32

Studime të fundit tregojnë se ujqërit e egër që jetojnë në zonën e ndaluar pranë katastrofës radioaktive të centralit të Çernobil, kanë krijuar rezistencë ndaj kancerit dhe kjo mund të sjellë mënyra për parandaluar apo krijuar kura dhe për sëmundjet e njerëzve.

Tufa ujqërish gri që jetojnë pranë Çernobilit duket se kanë krijuar mutacione për të rritur shanset e mbijetesës ndaj kancerit, tregojnë studimet.

Zona është ndaluar që prej katastrofës famëkeqe bërthamore të vitit 1986, por kafshët e egra kanë nisur të lulëzojnë në të, ndërsa popullata e ujqërve raportohet se është shtatëfishuar në zonat rrethuese të impjantit në Ukrainë.

Kafshët e rrugës, mes të cilëve ka dhe pasardhës së qenve shtëpiakë që u braktisën gjatë evakuimeve, janë monitoruar nga studiuesit prej vitesh.

Këta të fundit thonë se mutacionet ose radiacioni duket se kanë shtuar shanset e tyre për t’i mbijetuar kancerit, 35 vjet pas katastrofës.

Cara Love, biologe e ‘Princeton University’, ka studiuar ujqërit prej një dekade dhe thotë se ata kanë ndryshuar sistemin e tyre imunitar prej ndryshimeve në genomin e tyre, por konflikti në vijim në Ukrainë ka penguar punën e mëtejshme, shkruan rrjeti The Mirror.

Vitin e kaluar studiuesja e gjenetikës Dr Elaine Ostrander, tha se studime të tilla mund të parandalojnë kancerin te njerëzit apo dhe “të mbrojnë astronautët në hapësirë”.

“Ne nuk e dimë ende nëse janë ndryshimet gjenetike që i lejojnë qentë të mbijetojnë në një mjedis tjetër, këto ndryshime gjenetike janë objektivi studimeve tona”, tha ajo.

FOTO GALERI
1/3
Tufa ujqërish gri që jetojnë pranë Çernobilit duket se kanë krijuar mutacione për të rritur shanset e mbijetesës

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA