Berisha kundërshton masën detyrim paraqitje, ja kur do të mbahet rekursi në Gjykatën e Lartë
08/02/2024 16:43
Gjykata e Lartë caktoi datën pesë mars për rekursin e ish-kryeministrit Sali Berisha.
Në këtë rekurs do të shqyrtohet kërkesa e Berishës që kundërshton masën detyrim paraqitje.
Gjyqtarët që do të shqyrtojnë kërkesën e Berishës janë Sandër Simoni, Sokol Binaj dhe Ilir Panda.
Ndërkohë nuk është caktuar ende data se kur do shqyrtohet rekursi ku Berisha kundërshton masën e arrestit shtëpiak.
Berisha ndodhet në arrest shtëpie që prej 30 dhjetorit të vitit 2023, pasi është i dyshuar për korrupsion në çështjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv Partizani.
Për herë të parë ish-kryeministri Sali Berisha u paraqit në SPAK më 23 janar ku dhe iu përgjigj prokurorëve mbi dosjen Partizani.
Top Channel