Arrestohen adoleshentët rusë 13 e 16 vjeç për vrasjen e nënës adoptuese në Spanjë (fotot)

08/02/2024 15:18

Dy fëmijë me origjinë nga Rusia janë arrestuar sot në Spanjë si të dyshuar për vrasjen e nënës së tyre adoptuese, e cila ishte gjetur e lindur dhe e goditur me thikë në bagazhin e makinës.

48 vjeçarja Silvia López, u gjet e vdekur në Castro Urdiales, në veri të vendit, para se të Garda Civile spanjolle të arrestonte dy djemtë e saj.

Policia po e trajton ngjarjen si vrasje duke thënë se dyshojnë për dy fëmijët pas telefonatës së gjyshes së tyre një natë më parë.

Hetimet paraprake tregojnë se 16-vjeçari i paemëruar, kishte goditur nënën e tij në kokë dhe më pas dyshja ishin larguar duke pretenduar se ishin marrë peng për të gënjyer autoritetet.

Sipas ligjit në Spanjë, një 13-vjeçar nuk mund të marrë akuza penale dhe i dorëzohet shërbimeve sociale ku monitorohet nga psikologët dhe doktorët.

Policia ka punuar gjatë natës për zgjidhjen e misterit mes raportimeve për pengmarrje të të miturve dhe hetimeve për dhunë të mundshme shtëpiake.

Pas ngritjes së postblloqeve dhe kërkimeve të gjera, dy djemtë rrjedhimisht u gjetën në zonën kodrinore të Cotolino Park.

Fëmija më i madh po merret në pyetje nga prokurorët. Mosha e tij nuk është bërë publike por besohet se dhe ai është nën moshë.

Kryebashkiakja e Castro Urdiales, Susana Herran tha sot në mëngjes: “Jemi përfshirë nga një ndjenjë trishtimi për ngjarje të tmerrshme si kjo që po ndodhin”./DailyMail/

FOTO GALERI
1/3
48 vjeçarja Silvia López, u gjet e vdekur në Castro Urdiales, në veri të vendit, para se të Garda Civile spanjolle të arrestonte dy djemtë e saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA