Ish-presidenti milioner i Kilit ‘mbytet në liqen’ pas rrëzimit të helikopterit (fotot)

07/02/2024 21:47

Zyrtarët në Kili kanë publikuar sot detaje të vdekjes së papritur të ish-presidentit Sebastian Pinera, duke thënë se ai u mbyt pasi helikopteri që po pilotonte vetë ‘u përplas në liqen’.

Tre persona të tjerë që ishin me të në mjet i shpëtuan mrekullisht aksidentit.

Pinera raportohej se ka humbur jetën dje gjatë një fluturimi mbi liqenin Ranco, rreth 700 km në jug të kryeqytetit Santiago. Aksidenti është ende nën hetim por deri tani zyrtarët kanë fajësuar kushtet e këqija të motit në zonë.

Dje trupi i ish-presidentit u dërgua në morgun e Valdivia për hetime.

Presidenti kilen Gabriel Boric priti trupin e Pinera në aeroportin e Santiago, teksa shoqëronte të venë e ish-presidentit Cecilia Morel, dhe të afërm të tjerë.

Pinera raportohej si një pilot helikopteri me eksperiencë, tha dje ish-ministri i mbrojtjes, teksa shtonte se në mjetin ajror ishte me tre persona të tjerë që arritën të shpëtoheshin nga grupet e ndihmës. Identitetet e tyre nuk janë bere te njohura.

Përplasja ndodhi në një zonë që Pinera njihte mirë dhe ku kishte një rezidencë për aktivitete sportive.

Ai konsiderohej si lider demokratik në vendin dikur të shtypur nga diktatori Augusto Pinochet.

Vdekja e Pinera vjen në një kohë kur Kili është përfshirë nga zjarre të rënda pyjore në rajonet qendrore.

74 vjeçari Piñera, ishte më parë biznesmen dhe investitor para se të përfshihej në politikë në vitet 1990. Ai shërbeu dy mandate në post por në vitet e fundit te qeverisjes se tij, vendi u përfshi nga protesta të gjera kundër varfërisë e pabarazisë, çka solli referendumin kombëtar për votimin e kushtetutës së re.

FOTO GALERI
1/5
Pinera u mbyt pasi helikopteri që po pilotonte vetë ‘u përplas në liqen’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA