Gazetari Artan Hoxha pjesë e panelit të emisionit Top Story në Top Channel tha se në vitin 2003 është djegur flamuri kombëtar në zonën me pakicë greke në vendin tonë dhe nuk është marrë asnjë masë.
Ndërsa po disktutohej situata e tensionuar në jug të vendit, Hoxha theksoi se nuk ka pasur kaq shumë interes nga Greqia më parë se sa për çështjen Beleri.
“Ai tani u bë kaq personazh i madh mediatik dhe politik, gjëja që kam me Belerin është fakti që unë e dalloj qartë kemi dy çështje politike dhe penale , unë Belerin e kam trajtuar për çështje penale si një qytetar i republikës së Shqipërisë. Nuk është se s’ka pasur tentativa më parë nga ana e Belerit për të vendosur një marrëveshje, ai nuk është një qytetar i thjeshtë, ka mijëra përfaqësues, unë nuk e kam parë këtë lloj interesimi që ta ketë qeveria ambasada greke si në rastin e Belerit. Nëse ka një dënim në vitin 2003, shiko flamuri shqiptar është djegur si shamia e beqarit, ti e lejon këtë gjë dhe mbrapa fillon lufta tjetër”, tha Hoxha.
Top Channel