Video/ Gruaja vjedh makinën e policisë në Florida, përplaset duke vrarë veten e dy të pafajshëm (fotot)

06/02/2024 17:33

Një grua ka vjedhur makinën e patrullës së policisë në Florida, SHBA duke nisur një ndjekje të shpejtësisë së lartë në autostradë që përfundoi me një përplasje kokë më kokë me një tjetër mjet, ku mbetën të vdekur e dyshuara dhe dy njerëz të tjerë.

Policia ishte thirrur në lidhje me një “incident të dyshimtë” ku ishte përfshirë gruaja në fjalë — e identifikuar më vonë si 33 vjeçarja Kendra Boone — në lidhje me një tentativë vjedhjeje në një qendër tregtare në Silver Springs, sipas autoriteteve.

Oficeri Chris Witte erdhi me mjetin e tij fuoristradë dhe gjeti Boone që u afrua te makina e tij.

Ai doli për një moment nga makina dhe u udhëzoi që ulej në sediljen e pasme, sipas deklaratës.

Por Boone u ul në sediljen e shoferit teksa makina ishte lënë ndezur dhe me çelësa në kroskot.

Oficeri Witte shihet që i thërret të ndalojë por ajo largohet me makinën e tij të policisë.

Boone u largua me makinën e vjedhur të sherifit drejt lindjes në autostradën East Highway 40, derisa të tjera makina policie u vunë në ndjekje të saj.

Gruaja po drejtonte makinën me shpejtësi dhe pa kujdes, teksa përpiqej t’i shmangej policisë, derisa tragjikisht humbi kontrollin duke u përplasur me makinat që vinin në drejtim të kundërt.

Zyrtarët thanë se ajo u përplas kokë më kokë me një kamionçinë të zezë ku udhëtonin tre persona, tha sherifi Woods.

Boone u gjet e vdekur, ashtu siç u gjetën dhe dy nga personat në kamionçinë, drejtuesi 73-vjeçar dhe një pasagjere 72-vjeçare nga South Carolina.

Personi i tretë u dërgua në spital në gjendje të rëndë, tha në autoritetet.

Gruaja raportohet se sapo ishte liruar nga burgu dhe kishte një histori të gjatë krimesh të vogla, ndërsa herën e fundit ishte dënuar me dy vjet burg.

“Sikur ky person të mos ishte liruar para kohe, nuk do të kishim sot dy njerëz të vdekur, nuk më bëhet vonë fare për të,” tha sherifi Woods, duke shtuar se nuk i vinte faj oficerit që i ishte vjedhur makina e patrullës.

“Oficeri im nuk ka bërë asgjë të gabuar, nuk do të thotë asgjë të lësh ndezur makinën e patrullës,” tha ai për gazetarët.

FOTO GALERI
2/4
Boone u ul në sediljen e shoferit teksa makina ishte lënë ndezur dhe me çelësa në kroskot.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA