Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Tonin Vocaj në një konferencë për shtyp, ka dhënë detaje mbi kapjen e sasisë eksploziv nga Kosova në Tiranë.
Policia shkatërroi grupin kriminal nga Kosova, që kryente trafikim armësh dhe lëndësh eksplozive nga Kosova në drejtim të Shqipërisë, ku tre persona përfunduan në pranga, ndërsa dy të tjerë janë në kërkim.
Bëhet fjalë për Rigon Maliqi, 20 vjeç, Lion Pira, 25 vjeç dhe Shkelqim Halabaku, 27 vjeç, të tre banues në Gjilan.
Gjatë operacioni i koduar “The Same”, i realizuar në afërsi të urës së Gjolës, u sekuestruan n 203 kallëpe me lëndë plasëse të dyshuar tritol TNT, me peshë 46 kg, 3 celularë dhe 1 automjet.
“Më parë, në kuadër të këtij procedimi janë zhvilluar 2 operacione, janë vënë në pranga 2 shtetas dhe janë sekuestruar 4 armë zjarri pistoleta, së bashku me krehra dhe municione luftarake, të cilat janë trafikuar nga Kosova në drejtim të Shqipërisë”, tha Vocaj.
Top Channel