Olsi Bylyku ishte banori i dytë që la shtëpinë e Big Brother VIP.

Banorët të shokuar nuk e besonin dot largimin e tij, ndërsa shumë sugjeronin se është lojë.

Ky eliminim erdhi pas eliminimit të Gabrieles. Vëllai i Madh ka hapur një tjetër televotim në të cilin publiku votoi për të preferuarin e tyre.

Shkak për hapjen e televotimit të dytë është thyerja e rregullave të lojës me ngjitëse, ku pjesa më e madhe e banorëve zgjodhën të mos përfshiheshin aq shumë duke u dorëzuar, ndërsa i pari që nisi me thyerjen e rregullave ishte Juli duke lëvizur dorën për të pirë cigare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA