Këngëtari Endrik Beba do të jetë banori më i ri i “Big Brother VIP 3”, që do të hyjë në shtëpi të martën.
Artisti u prezantua sot ekskluzivisht në “Fan Club”.
“Jam shumë i lumtur që jam në Fan Club para se të hyj, jo pasi të dal. Dua të ndryshoj jetën time. Është një nga momentet e mia që të tregoj se kush jam dhe çfarë mund të bëj me muzikën time”, tha ai, duke zbuluar më tej se me një nga banoret, Sara Gjordenin, ka pasur një histori dashurie në vitin 2015.
“Ne kemi pasur një histori bashkë, që ka nisur në vitin 2015 dhe mbaroi në 2015. Kur e kam parë që ishte pjesë e BBV, ishte surprizë. Është një histori e mbyllur dhe që ka ngelur aty.
Besoj se kjo gjë nuk do të ndikojë negativisht, sepse është diçka që është mbyllur para shumë vitesh. Besoj se edhe për të është e njëjta gjë. Nuk e di si do ta presë, ndoshta do të jetë diçka e bukur ta shohësh në ekran. Por, unë do ta shoh si të gjithë banorët e tjerë, si një personazh i panjohur, sepse besoj se të gjithë nuk duhet të ndikohen nga ajo që ka ndodhur jashtë”.
Megjithatë, ai theksoi se çdo gjë ka mbaruar dhe tashmë është një raport me një vajzë tjetër.
Mbetet të shohim momentin kur Beba do të hapë derën e shtëpisë më të famshme dhe reagimin e Sarës, e cila ka nisur një njohje me Bardhin.
Top Channel