
A do të trazohen ujërat brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” kur pjesë e saj të bëhet ish-partneri i Sara Gjordenit?
“Jam kurioz të shoh reagimin e saj”, tha Endrik Beba këtë të diel në “Fan Club”, ku u prezantua zyrtarisht si konkurrent i reality show-t.
Ai shpjegoi se me Sarën ka pasur një romancë nëntë vite më parë. Gjatë kësaj periudhe, Sara u bë pjesë e videoklipit të këngës së Bebës, “Të dua”. Një këngë dedikuar dashurisë, ku dy artistët shfaqen në momente intime me njëri-tjetrin.
Ndërkohë, opinionisti Ronalda Sharka, i sugjeroi Bebës që brenda shtëpisë të bëjë një bashkëpunim me Bardhin, për të cilin Sara ka shprehur pëlqim.
“Të bësh muzikë brenda shtëpisë është ndër synimet e mia. Por jo domosdoshmërisht me Bardhin. Më pëlqen shumë vokali i Artës”, u përgjigj këngëtari.
Top Channel