Policia greke ka arritur të zbardhë plagosjen e 33-vjeçarit Jorgo Zeneli alias Rafaelo Tona nga Morava e Korçës, ngjarje e ndodhur në 27 gusht në lagjen “Ampelokipo” të Athinës.

Nga të shtënat me armë atë ditë, mbeti e plagosur dhe 20-vjeçare greke. Zeneli nga goditja me armë mori një plagë në shpatull ndërsa grekja, e cila u plagos rastësisht, mori plagë në kofshën e djathtë.

Pas 5 muajsh hetime, policia greke ka vënë në pranga një 35-vjeçarin shqiptar Arbi Shkurtaj, si autor të dyshuar të ngjarjes. Sipas policisë, 35 vjeçari ndodhej bashkë me Zenelin në një park të zonës, ku kanë debatuar me një tjetër person të identifikuar si Eraldi Cura, 30 vjec, për shkak të mosmarrëveshjeve ekonomike me një shokun e tij. 35-vjeçari ka nxjerrë një armë zjarri duke shtënë ndaj Curës, por si pasojë ka mbetur i plagosur shoku i tij Jorgo Zeneli dhe 20-vjeçarja greke Th. A, e cila ishte kalimtare e rastësishme. Pas identifikimit të autorit, policia nisi operacionin për kapjen e tij. Gjatë kontrollit të mjetit të Arbi Shkurtaj i janë gjetur dhe sekuestruar një përforcues metalik grushti dhe 2.2 gram marijuanë. Në banesën e tij, ku qëndronte bashkë me 30 vjeçarin shqiptar Dorjan Shkurtaj, janë gjetur dhe sekuestruar 40 kg 879 gram marijuanë si dhe 13 mijë e 235 euro. Në pranga u vu dhe shoku i tij, Dorjan Shkurtaj 30-vjeç.

Siç informon policia greke, dy të arrestuarit Arbi e Dorjan Shkurtaj janë persona me precedentë të shumtë penalë. Ndërkohë Jorgo Zeneli alias Rafaelo Tona, rezulton me precedentë si pjesë e një grupi kriminal që merrej me drogë dhe ndodhej në masën “detyrim paraqitje” në momentin e plagosjes, ndërkohë që më parë ka qenë dy herë i deportuar nga policia greke.

Arbi Shkurtaj rezulton me precedentë për: “përdhunim”, “kanosje”, “plagosje e lehtë”, “kundërshtim i forcave të policisë”, “hyrje e paligjshme në Greqi”, “armëmbajtje pa leje”, “shkelje të ligjit mbi drogat”. Aktualisht në masën “detyrim paraqitje dy herë në muaj”.

Dorjan Shkurtaj rezulton me precedentë për: “armëmbajtje pa leje”, “shkelje të ligjit mbi drogat”, “shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA