Kryeqyteti francez u trondit sot nga lajmi i një sulmi em thikë në stacionin e tij më të madh të trenit, Gare de Lyon ku një person sulmoi njerëzit e ndodhur aty, duke plagosur tre prej tyre.

Efektivët e policisë arritën ta prangosin shpejt agresorin dhe po hetojnë sfondin e ngjarjes së rëndë. Njëri prej të plagosurve është në gjendje kritike për jetën, ndërsa dy të tjerët nga pohojnë zyrtarë vendas të sigurisë, kanë plagë më të lehta.

Nuk ka ende detaje të tjera nga sulmi, i cili përbën një tjetër incident shqetësues të sigurisë në qytetin  mikpritës të Lojërave Olimpike Veriore, të cilat fillojnë pas gjashtë muajve. Parisi është duke i rritur masat e sigurisë teksa përgatitet t`i hapë dyert 10.500 atletëve dhe miliona vizitorëve për Lojërat e para Olimpike në kryeqytetin francez pas një shekulli.

Celja e tyre do të bëhet një ceremonie madhështore në mjedis të hapur përgjatë lumit Seine më 26 korrik. Kjo do të jetë një sfidë e madhe e sigurisë për një qytet i cili është goditur vazhdimisht nga sulmet terroriste, të cilat kulmuan me ngjarjet tronditëse të vitit 2015. Në muajin dhjetor, një burrë i armatosur po me thikë sulmoi kalimtarët pranë Kullës së Eifelit, duke e vrarë një turist gjerman me thikë dhe duke lënduar dy persona të tjerë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA