Rreth dyzet gra merrnin pjesë sot në protestën e vazhdueshme në monumentin e Ushtarit të Panjohur në Moskë për të kërkuar kthimin e burrave të tyre të gjallë nga lufta ne Ukrainë.

Por ndryshe nga ditët e tjera, policia ruse ndaloi për disa orë rreth 20 gazetarë që dokumentonin zhvillimin me argumentin se eventi nuk ishte i autorizuar, raportonte nga mes tyre korrespondenti i AFP.

Praj javësh tashmë grupe grash janë mbledhur në heshtje poshtë mureve të Kremlinit për të kërkuar ndalimin e mobilizimit në luftën brutale të Ukrainës që ka kushtuar jetën e mijëra të rinjve.

Grupi i gazetarëve që u ndalua sot në Sheshin e Kuq, po filmonin gratë që vendosnin lule në monument dhe kërkonin kthimin e burrave të tyre të dërguar në frontin në Ukrainë.

Në pamjet e xhiruara shihen oficerët që marrin gazetarët në furgonët e policisë, për t’u liruar pas disa orësh.

Në një transmetim direkt online të protestës, grupi  grave shihej që ecnin së bashku në qendër të Moskës.

“Jemi këtu si gra që kanë nevojë për burrat e tyre,” thotë njëra prej tyre, duke shtuar se do të përdorin ‘mënyra të tjera’ nëse autoritetet ndalojnë protestën e tyre.

Një tjetër grua në video thotë se protesta i drejtohet rusëve që jetojnë ‘normalisht’ në kushtet e konfliktit në Ukrainë, pa e ditur se një pjesë e shoqërisë vuan gjithë kohën”.

Shifrat e sakta nuk njihen por besohet se ushtria ruse në Ukrainë përbëhet prej rreth 500 000 vetësh, tre të katërtat e të cilëve të mobilizuar me rekrutim, shkruan AFP.

FOTO GALERI
7/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA