Nga idhulli, te kënga apo vendi i preferuar, “elektrizuesi” Armando Broja i përgjigjet 10 pyetjeve të Fulhamit

03/02/2024 21:09

Armando Broja është zyrtarisht futbollist i Fulhamit, pasi arriti marrëveshjen me Chelsean për ta marrë në huazim deri në fund të sezonit, për shifrën e 4 milionë paundëve.

Në një intervistë në TIk Tok për skuadrën e tij të re, Broja tregon disa të pathëna më parë për veten. Në 10 pyetje, futbollisti me origjinë shqiptarë është përgjigjur për ushqimin e preferuar, lojtarin më të mirë apo këngëtarin më të mirë.

Armando duam të të njohim pak më shumë, cili është sporti yt tjetër i preferuar?

-Basketbolli

Ushqimi i shpejtë i preferuar?

-Pica, mendoj se është pica, është e mirë

Kë aktor do doje të të luante ty në një dokumentar për jetën tënde?

-Pyetje e vështirë, mendoj që Leonardo Dicaprio, ai mund të luaj këdo, kështu që do e bënte mirë

Kush është idhulli yt në sport?

-Cristiano Ronaldo, është i preferuari im për ta parë

Destinacioni i preferuar për pushime?

-Nuk shkoj shumë shpesh në pushime, nuk përshtatem shumë me disa vende, por më pëlqen Marrakesh, kam qenë dhe është këndshëm. Më pëlqen

Kush është kënga jote e preferuar?

-Nuk kam një këngë të preferuar por artisti i preferuar është Gana, për momentin.

Nëse do kishe një superfuqi, cila do ishte?

-Nuk e di, është pak bazike por të fluturoj ose të jem i padukshëm.

Si do ta përshkruaje me një fjalë qëndrimin tënd këtu

-I kënaqshëm

Seriali televiziv i preferuar?

Priseon Break ose Snowfall

Përshkruaje veten më një fjalë si futbollist

Elektrizues

Top Channel