Familja e ish-futbollistit të Milanit, Rino Gattusos, është në shënjestër të krimit të organizuar.
Baza e kërkesave për zhvatje ndaj tyre ishte ndërtimi i një sistemi paneli diellor, për të cilin familja e ish-futbollistit kishte siguruar financim prej 80 mijë eurosh. Para që zhvatësit donin t’i merrnin në dorë dhe që do të ishin paguar drejtpërdrejt nga Ringhio.
Detaji del nga deklaratat e Ida Elvira Gattuso, motra e trajnerit aktual të Olympique Marseille. Ajo ishte viktimë e dy zjarrvënieve të rënda “me qëllim frikësimin e Francesco Gattusos, babait të Rinos dhe detyrimit të tij për të paguar shumën e parave të kërkuara në mënyrë të paligjshme”, sipas urdhrit të kujdestarisë, të nënshkruar nga gjyqtarja hetuese Chiara Esposito. Hetimet çuan në arrestimin e dy personave Aldo Abbruzzese, 51 vjeç, i konsideruar nga hetuesit si element kryesor i krimit të organizuar aktiv në zonën e Corigliano Rossano dhe Mustapha’ Hamil, 43 vjeç, banues në Schiavonea, në zonën e Cosentino por me kombësi marokene.
Emrat e Ringhios dhe të një prej bashkëpunëtorëve të tij, Salvatore Pipieri, figurojnë disa herë në letrat e prokurorëve. Në aktakuzë, prokurorët pretendojnë se kampioni i botës dhe babai i tij i kanë paguar paratë e mbrojtjes bandës vendase. Dy të arrestuarit, në fakt, “detyruan familjen Gattuso dhe në veçanti Francesco Gattuso dhe Gennaro Gattuso, nëpërmjet Salvatore Pipierit, bashkëpunëtor i Gennaro Gattusos, t’i paguanin Aldo Abbruzzese-s, në dy raste të ndryshme, shumën 1500 euro, gjithsej 3000 euro”.
Sipas “Il Fatto Quotidiano”, motra e Gattuso-s i ka folur një miku “të cilit i ka konfirmuar atë që kishte ndodhur nga Salvatore Pipieri ndaj Aldo Abbruzzese”. Përgjimi mes dy grave nuk lë asnjë dyshim se kush e ka paguar: “Pra praktikisht gjithçka është zgjidhur… miku i vëllait… Salvatore… shkoi atje. Ai zgjidhi gjithçka… kështu që tani asgjë nuk do të ndodhë përsëri në rregull?”. “Por pastaj a zbarkoi Salvatore në Kalabri?… A zbarkoi Salvatore në Kalabri?”. “Po, vëllai im e dërgoi… gjithsesi gjithçka është në rregull”. “Ai bëri mirë… eh por çfarë të thashë këtë mëngjes? Këtë histori e zgjidhi vetëm vëllai juaj dhe askush tjetër…”.
Hetimet, bënë të mundur nxjerrjen në dritë zjarrin që përfshiu dy makinat e motrës së ish-trajnerit të Milanit. Rasti i parë ndodhi tetorin e kaluar, ndërsa makina ishte e parkuar. Situata u vu nën kontroll falë ndërhyrjes së zjarrfikësve por flakët përfshinë edhe disa shtëpi.
Sipas përgjimeve, ka ende një anë të paqartë të historisë. Ish-bashkëshorti i Ida Gattusos, Franco Nigro, duke folur me të në telefon, sulmon të atin e Rinos, duke cituar djalin e tyre, të cilit ai pretendon se i duhet thënë e gjithë e vërteta: “Dëgjo një minutë, gjyshi yt kërkoi favore për kriminelët, nuk i dhashë emra, dhe ai nuk i respektoi, dhe kriminelët prandaj e bënë, ai nuk respektoi atë që duhej të respektonte dhe tani po ia nxjerrin mamit, kjo është e vërteta, unë dhe vëllai, pse duhet ta fshehim, më fal, se djali duhet të më shikojë si dikush që nuk e thotë të vërtetën, i thash të vërtetën mbrëmë, i thashë të vërtetën, çfarë kam për të fshehur “.
Top Channel