Përfshihet nga flakët apartamenti në Elbasan! Një i plagosur, zjarri dyshohet se u shkaktua nga…
03/02/2024 18:38
Kati i 5-të i një pallati në lagjen “11 Nëntori” në Elbasan është përfshirë nga flakët.
Si pasojë është lënduar pronari i banesës, i cili ka qenë brenda në shtëpi gjatë kohës që ka rënë zjarri. 55-vjeçari K. K., gjatë kohës që ka ndërhyrë për të fikur zjarrin, është lënduar lehtë. Sipas policisë pasi mori mjekim në spital, ai u largua për në banesë.
Sipas policisë, dyshohet se zjarri ndodhi për shkak të një shkëndije në pajisjen elektrike të ngrohjes. Ndërhyrja e menjëhershme e zjarrfikësve bën të mundur mospërhapjen e zjarrit edhe në apartamentet ngjitur.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të shkakut të rënies së zjarrit.
Top Channel