Një ngjarje e rëndë u shënua ditën e djeshme në Lushnjë, ku një vajzë 18-vjeçare i dha fund jetës, duke pirë fostoksinë.
Policia raportoi se shkak për aktin e rëndë që ka ndërmarrë Bruna M. kanë qenë konfliktet vazhdueshme me të fejuarin e saj, 24-vjeçarin me iniciale Entilio Drajçi. Ata i kishin bërë gjërat familjare në janar të këtij viti.
Ndërkohë gjatë ditës së sotme familjarët e djalit, përkatësisht mamaja e tij, Sajmira Drajçi, e cila u shpreh se 18-vjeçarja nuk ka pasur asnjë konflikt me të riun.
Ndër të tjera ajo shtoi se policia ka sekuestruar telefonin, për të gjetur detajet ose arsyen që e kanë detyruar të renë t’i japë fund jetës.
“Dilni flisni në të gjithë botën, nëse kjo familje ka pasur dhunë atëherë kanë punë. Nuk bën vaki që djali im ta shantazhonte. Është telefoni, e ka policia telefonin. Nuk e ka shantazhuar fare. Djali është pyetur nga policia dhe i ka thënë që nuk është e dhunuar vajza, nuk e kemi luajtur. Djali është tani tek njerëzit e nuses, është në rregull çdo gjë. Na kanë rënë në qafë. E kam mbajtur nusen”, tha ajo.
Lexo edhe: E rëndë në Lushnjë! Konsumoi fostoksinë pas konflikteve me bashkëshortin, humb jetën 18-vjeçarja
Top Channel