Reali merr kreun! Mund Getafen me shifrat 0-2 dhe ngjitet 2 pikë mbi Gironan

02/02/2024 13:28

Reali i Madridit kaloi 0-2 pengesën Getafe dhe u ngjit i vetëm në krye të La Ligas me dy pikë më shumë se surpriza Girona.

14 minuta rezistuan vendasit në “Coliseum”. Skuadra e Carlo Ancelottit gjeti golin e avantazhit me anë të sulmuesit Joselu, i cili përfitoi edhe nga pasiguria e portierit vendas. Mason Greenwood goditi shtyllën në minutën e 52′, ndërkohë që Reali realizoi golin e dytë katër minuta më vonë.

Duke qetësuar Carlo Ancelottin në pankinë. Borja Mayoral goditi shtyllën në minutën e 73′, ndërkohë që Vinicius pati mundësi të tjera për të shënuar. Përfundimisht 0-2 për “Los Blancos”, të cilët rimarrin “komandën” e kampionatit spanjoll.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta