Al-Nassr shkatërron Inter Miami! Miqësorja e “luksit”, pa yjet e saj, Ronaldo mungoi, Messi 7 minuta

02/02/2024 12:26

Al-Nassr “shkatërroi” 6-0 Inter Miamin në miqësoren e luksit që u zhvillua në “Kingdom Arena”.

Të gjithë prisnin një përballje Cristiano Ronaldo-Leo Messi, por i pari nuk ishte fare i grumbulluar për këtë sfidë. Ndërkohë që “argjentinasi” u fut në fushë vetëm shtatë minuta përpara fundit, kur rezultati ishte 6-0 për skuadrën arabe.

Otavio, Talisca dhe Laporte (eurogol) kaluan në avantazh të trefishtë Al-Nassr në 12 minutat e para të takimit. Ndërkohë që vendasit realizuan edhe tri herë në fraksionin e dytë të takimit. Braziliani Talisca festoi edhe dy herë të tjerë, teksa shënoi edhe Maran.

Top Channel