Dy fqinj janë konfliktuar këtë mesditë në fshatin Zejmen të Lezhës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30. Dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi me iniciale H.P. ka goditur me mjet prerës shtetasin me iniciale Gj. K.

I dëmtuari ndodhet në spital për ndihmën e nevojshme mjekësore, jashtë rrezikut për jetën. Sipas bluzave të bardha, ai marrë disa dëmtime në trup dhe fytyrë nga goditjet me një mjet prerës.

Ndërkohë, autori i dyshuari është shoqëruar në ambientet e Policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA