​Haradinaj në SHBA: Kosova, miqësi të përjetshme me Amerikën

01/02/2024 09:47

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës në ShBA ka njoftuar se ka takuar drejtorin për Ballkanin dhe Evropën Qendrore në Këshillin e Sigurisë Kombëtare (NSC), Jeremy Long.

Haradinaj ka vlerësuar lart rolin e NSC-së dhe Shtëpisë së Bardhë për zhvillimin dhe perspektivën euro-atlantike të Kosovës.

“Në takim me z. Long vlerësova rolin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Shtëpisë së Bardhë drejt perspektivës euro-atlantike të Kosovës për anëtarësimin në NATO.

Theksova se populli i Kosovës miqësinë me Amerikën e ka të përjetshme, vend ky që ndihmoi çlirimin dhe ndërtimin e shtetësisë sonë, si aleati jonë strategjik dhe partneri më i besueshëm në çdo proces, ka thënë Haradinaj”.

Top Channel