Revista prestigjioze “House and Garden” e ka prezantuar Shqipërinë si një vend piktoresk, duke vlerësuar stilin e jetesës në fshatrat shqiptare, ku vende vende gjen rënoja piktoreske ilire dhe një mënyrë jetese që ndihet pothuajse e paprekur nga koha.
Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Rama i ka bërë jehonë reportazhit i cili mes rreshtash përshkruan bukuritë e Adriatikut, malet në Parkun Kombëtar të Llogarasë ndonjëherë pluhurosen me borë në dimër, rrënojat me diell të Apolonisë apo qytetin e gurtë të Gjirokastrës.
“House and Garden” e konsideron Shqipërinë një vend ku ndërthuren gjurmët e lashta të historisë, traditat artizanale, shpirtërore, folklorike me frymën për t’i rikrijuar, rigjallëruar e përmes ekoturizmit modeleve të qëndrueshme të zhvillimit e të mikpritjes.
Top Channel