Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç zhvilloi mbrëmjen e të martës një takim urgjent me disa prej ministrave të qeverisë.
Në fokus të diskutimeve sipas Tanjug, ishte vendimi Bankës së Kosovës për ndalimin e përdorimit të dinarit serb do të hyjë në fuqi nga data 1 shkurt. Serbët në veri e ka kundërshtuar këtë vendim me argumentin se do të pamundësojë pagesat cash.
Sipas Tanjug, në takimin që Vuçiç mbajti në Presidencë, u diskutuan hapat e mëtejshëm që Beogradi do të marrë për këtë çështje. Ndërkohë në takimin që pati të hënën me të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, Vuçiç kërkoi anulimin e vendimit të BKQ-së. Por qeveria e Kosovës nga ana tjetër thotë se ky vendim është marrë në përputhje me kushtetutën e vendit.
Në të gjitha komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, popullsia përdor dinarin serb për pagesa. Madje me dinarë paguhen edhe pensionet, por dhe pagesat e administratës në këto komuna. Lidhur me këtë situatë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Europian si dhe shtetet e QUINT-it i kanë bërë thirrje Kosovës që të shtyjë zbatimin e rregullores së BQK-së, për një moment të dytë.
Top Channel