“Isha te terapia e djalit”/ Rama akuzoi protestuesit se e sollën në Parlament, shqiptarët mbledhin brenda pak orësh 151 mijë dollarë për nënën dhe të birin me autizëm Qeveria ka ndërmarrë një tjetër hap për tu distancuar dhe zhveshur nga çdo privilegj ish-zëvendës kryeministrin në arrati Arben Ahmetaj.
Gazetari Top Channel Muhamed Veliu, ka parë një shkresë të Ministrisë të Punëve të Jashtme që mban datën 30 Janar 2024.
Drejtoria e Çështjeve konsullore në Ministrinë e Punëve të Jashtme, i ka drejtuar një kërkesë të gjitha misioneve diplomatike dhe konsullatave shqiptare në botë.
Njoftohen për shpalljen të pavlefshme dhe jashtë qarkullit të pasaportës diplomatike të Arben Ahmetajt, e cila kishte vlefshmëri deri në vitin 2033.
Ministria e Punëve të jashtme e bazon nxjerrjen të pavlefshme të pasaportës diplomatike të Arben Ahmetajt në vendim e qeverisë të 2019-tës për “Kriteret për lëshimin e pasaportës diplomatike dhe atyre të shërbimit”.
Kjo lëvizje e qeverisë vjen vetëm dy javë pasi vendi Arben Ahmetajt si deputet u zëvendësua nga Plarent Ndrecaj.
Ish-numri dy i qeverisë shqiptare është vënë nën akuzë nga SPAK si i dyshuar për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.
Në Korrik të vitit të shkuar Kuvendi i dha SPAK aprovimin për arrestimin e Ahmetaj por ai për ti shpëtuar përballjes, me arrestimin zgjodhi të largohej nga Shqipëria.
Në fund të vitit të shkuar gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët kreu i SPAK Altin Dumani u pyet për personin nën hetim Arben Ahmetaj nga ku deklaroi se:
“Për ne Arben Ahmetaj është një person që kërkohet ndërkombëtarisht. S’mund të them asgjë mbi informacionet që kërkoni për vendndodhjen, nuk e ndajmë dot këtu. Ai në raport me SPAK është në kërkim. Është një çështje që po hetohet përditë”, theksoi numri një i SPAK.
Top Channel