Dy banesa u shkrumbuan nga flakët në Kukur të Gramshit.

14 anëtarët e dy familjeve kanë mbetur në qiell të hapur pasi flakë përfshinë shtëpitë e tyre.

Të gjithë shpëtuan pa lëndime, por dy familjet apelojnë për ndihmë, pasi nuk kanë ku të strehohen.

“Zoti ka bërë mrekulli qe nuk ka dëmtime në njerëz, do ju lutesha kush ka mundësi për t’i ndihmuar aq sa mundeni se të gjithë familjarët e kësaj familjeje kanë ngelur në qiell te hapur dhe vetëm me rrobat që kanë pasur të veshura.

Unë jam nip i kësaj familjeje, është xhaxhai im, në këtë banesë banonin 2  vëllezër familjar dhe prindërit me një djalë invalid”, shkruan Hekuran Meci nga Gramshi.

Top Channel