Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Gjykata e Apelit shtyn gjyqin ndaj Arbër Paplekajt, shkak avokatja e familjarëve të viktimës

30/01/2024 14:30

Gjykata e Apelit të Tiranës vendosi të shtyjë shqyrtimin gjyqësor pasi vendosi të njoftojë avokaten e familjarëve të  Pjerin Xhuvanit përmes oficerëve të policisë gjyqësore.

“Kërkojmë informacione mbi zhvillimin e aktivitetit të zyrës avokatore të Rezarta Tahiraj ( av r trashëgimtarëve të Pjerin Xhuvanit), mbasi rezulton me status të pezulluar”, tha gjykata e Apelit.

Procesi gjyqësor ndaj Arbër Paplekajt akuzuar vrasje në rrethana cilësuese, gjashtë oficerë policie të repartit shqiponja nën akuzë për shpërdorim detyre, dhe dy ish nën drejtorë policie Albert Nushi dhe Nikollaq Palla u mbajt në Gjykatën e Apelit në Tiranë.

Paplekaj nuk është paraqitur, por ka përcjellë një deklaratë ku thotë nuk dëshiron të marrë pjesë.

“Dëshiroj të përfaqësohem nga av.Mirash Martini”, shkruan Papleka i dënuar nga gjykata e Elbasanit me 22 vjet burgim, sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha.

Gjykata e Apelit konstatoi se të akuzuarit e tjerë përfaqësohen nga avokatët e caktuar prej tyre. Gjykata theksoi se janë njoftuar edhe trashëgimtarët e viktimës Pjerin Xhuvani si dhe avokatja e tyre, kjo e fundit ka kërkuar të njoftohet në adresë dhe jo me telefon.

Edhe policja e plagosur në atë kohë Xhensila Sota ( në cilësinë e viktimës në ngjarje) si dhe Emiliano Prenga, Eltjon Bodinaku dhe Pavllo Vuksani nuk janë paraqitur.

Pas njoftimit me telefon nga gjykata, të avokates së familjarëve të viktimës Pjerin Xhuvani, prokurori Gent Xholi tha: Meqë janë shteruar rrugët më të shpejta, ajo me telefon dhe meqë avokatja kërkon njoftim në rrugë zyrtare të shterohet rruga zyrtare në adresën e avokates.

Avokatja e familjarëve të Pjerin Xhuvanit i ka kërkuar prokurorisë mos ta njoftonte me telefon, por në rrugë zyrtare për nisjen e procesit.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA