Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, tha se ka pasur pak përparim në tërësi për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
Emisari Lajçak tha se do të analizojë dy takimet e mbajtura, atë në Kosovë dhe atë në Beograd me presidentin Vuçiq, dhe se do të njoftojë Bashkimin Evropian se çka është diskutuar. Ai tha se diskutimi me të dy shtetet ishte i nevojshëm për të përgatitur hapat e ardhshëm në këtë proces.
Lajçak tha se çështja e sulmit të Banjsksës është diskutuar dje edhe në Beograd dhe së Bashkimi Evropian pret përgjigje për përgjegjësin kryesor të kësaj çështje
Po ashtu, Lajçak theksoi se gjatë takimit është përmendur edhe vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës, për ndalimin e dinarit. Ai tha se për këtë çështje nuk dëshiron të flas, sipas tij nesër do të jepen informacione rreth kësaj çështje.
Ndërkaq, nga Bashkimi Evropian gjatë ditës së djeshme kanë thënë se ky takim është pjesë e kontaktit dhe ndërveprimit të vazhdueshëm të Lajçak me partnerët për t’i ndihmuar të ecin përpara në Dialog./ Kosovapress
Top Channel