Duke nsur nga sezoni i ardhshëm, Mehdi Taremi do të jetë një futbollist i Inter.
Zikaltërit kanë nisur tratativat prej kohësh me bomberin e Portos, megjithatë lojtari do të mbërrijë në Milano me parametër zero vetëm në verë.
Klubi zikaltër, informoi drejtuesit portugezë se kanë nisur trativën me Tahremin, një akt ky që vlen sa për formalitet dhe për të ndjekur rregulloren që duhet zbatuar në momentin kur transferon një lojtar me parametër zero.
Sipas mediave italiane, iraniani pritet të kryejë vizitat mjekësore me Interin në pauzën dedikuar kombëtareve në muajin mars teksa do të firmosë një kontratë trevjeçare. Futbollisti 31-vjeçar është prej vitit 2020 pjesë e Portos, ndërsa në këtë sezon në 24 paraqitje me portugezët ka shënuar gjashtë gola si dhe ka dhuruar katër asistë.
Nga ana tjetër, Inter po punon në të njëjtën mënyrë edhe për Piotr Zielinskin. Polaku, pritet të mbërrijë gjithashtu në verë me parametër zero. Megjithatë, drejtori i Inter, Beppe Marotta në këtë rast do të veprojë ndryshe pasi do të presë përfundimin e sezonit për të marrë firmën e fantazistin e për të shmangur tensionet mes lojtarit dhe dy klubeve respektive.
Top Channel