Një makinë ka marrë flakë në ecje, në Fier, përkatësisht në aksin që lidh qytetin me autostradën Fier-Tiranë.

Drejtuesi i mjetit tip “Mercedes Benz”, një 21-vjeçar, ka ndaluar kur ka vënë re flakët, rreth orës 20:35 në fshatin Mbrostar Ferko.

Më pas ai ka njoftuar menjëherë shërbimin zjarrfikës, të cilët kanë bërë të munduar shuarjen e zjarrit.

“Rreth orës 20:35, në fshatin Mbrostar Ferko, dyshohet se për shkaqe aksidentale, ka marrë flakë gjatë lëvizjes, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin M. A., 21 vjeç. Si pasojë janë shkaktuar dëme të pjesshme materiale në këtë automjet“, njofton policia.

Nga zjarri ka vetëm dëme materiale. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia, e cila po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

Top Channel