Lautaro-Vlahovic, Inter-Juventus është edhe sfidë bomberash

30/01/2024 16:46

Të dielën mbrëma në “San Siro” në lojë është një copëz e mirë titulli.

Inzaghi dhe Allegri po mendojnë lëvizjet dhe kundër-lëvizjet për të neutralizuar kundërshtarin, duhet të zgjedhin dyshimet e fundit për formacionet, por një nga qartësitë është prezenca në fushë e Lautaro Martinez dhe Dusan Vlahovic, dy bomberat mbi shpatullat e të cilëve peshon fati i Inter dhe Juventus. Të dy, protagonistë që në përballjen e parë sezonale në barazimin 1-1 të “Allianz Stadium”, janë lojtarët kopertinë të këtij derbi të shumëpritur të Italisë.

Përtej opinioneve për Lautaro dhe Vlahovic janë numrat ata që flasin. Argjentinasi po shijon sezonin e tij më të mirë si profesionist dhe në moshën 26-vjeçare ka arritur pjekurinë e plotë. Kapiten dhe lider i Interit, Lautaro ka marrë skuadrën mbi shpatulla dhe statistikat janë të pabesueshme. 19 gola në po kaq ndeshje në kampionat, përveçse edhe 4 asisteve , bilanci i pjesshëm i një sezoni prej protagonisti absolut.

Dëmtimi që pësoi në fundin e 2023 duke e detyruar të mungojë ndaj Lecce dhe Genoa është vetëm një kujtim i largët, aq sa në 3 garat e mëpasshme shënoi 4 gola, kundër Veronës, Monzës dhe Fiorentinës, përveç golit ndaj Napolit që vendosi Superkupën.Inzaghi e kurseu për 20 minuta për ta patur në gjendjen më të mirë ndaj Juventusit, pasi impenjimet e shumta kanë nisur të ndihën, në këmbët e ndoshta dhe paksa edhe në mendjen e zikaltërve.

Ndërkohë, janë 12 golat në 20 ndeshje në kampionat për Vlahovic, sezoni i të cilit është karakterizuar nga problemet e pubalgjisë që kanë ndikuar vazhdimësinë e rendimentit. Serbi në fakt, e nisi mirë, (4 gola dhe 1 asist) në 4 javët e para pastaj një agjërim i gjatë prej 8 javësh, deri në sfidën e Torinos kundër Interit.

Pastaj në fund të dhjetorit erdhi rizgjimi deri në shpërthimin e janarit me 6 gola të shënuar në 4 ndeshje. Asnjë në 2024 nuk ka shënuar sa ai. Një lojtar në rritje që tani është mirë dhe në aspektin fizik, dhe golat e të cilit i kanë dhuruar moral dhe qartësi skuadrës. Pa dyshim që Vlahovic është spiranca e shpëtimit të cilës i beson Allegri për të mbajtur gjallë luftën për titull./SuperSport

Top Channel