Katër të vrarë nga bomba pranë mitingut politik në Pakistan (fotot)

30/01/2024 19:21

Të paktën katër njerëz mbetën të vrarëve sot nga shpërthimi i një bombe pranë një mitingu politik në Pakistan, njoftonin zyrtarët vendas, teksa vendi përgatitet të shkojë në zgjedhje javës që vjen.

Policia në provincën e Balochistan tha se bomba e vendosur në një motoçikletë shpërtheu teksa mbështetësit i afroheshin vendit të mitingut të partisë opozitare Pakistan Tehreek-e-Insaf (PTI), e ish-kryeministrit të burgosur nga drejtësia Imran Khan.

“Mbështetësit e PTI po kalonin dhe nuk është e qartë nëse objektivi ishte mitingu apo jo,” tha rreshteri i policisë vendase Farhan Zahid për rrjetin AFP.

Zyrtarët shëndetësore thanë se gjashtë të tjerë ishin plagosur përveç viktimave.

Partia PTI tha në një deklaratë se mes të vrarëve ishin tre aktivistë të saj, në aktin që ndodhi kur makinat e motoçikletat po parakalonin në mbështetje të kandidatit të zgjedhjeve të 8 shkurtit.

Një zëdhënës i partisë i tha rrjetit AFP se ishte ende herët për të spekuluar nëse aktivistët ishin shënjestruar qëllimisht.

Sulmi erdhi disa orë pasi themeluesi i PTI, ish-kryeministri Khan u dënua me dhjetë vjet burg për akuza të publikimit të dokumenteve të klasifikuara shtetërore.

Khan dhe partia e tij PTI thotë se janë bërë objekt i një fushate të paprecedentë përndjekjeje për të ndaluar kthimin e tyre në pushtet në zgjedhjet e 8 shkurtit.

70 vjeçari ish-lojtar i njohur kriketi, u dëbua nga posti në 2022 pas kontradiktave me gjeneralët e fuqishëm te ushtrisë së vendit, që shpesh përcaktojnë qeverinë në vend.

Prej atëherë një mori çështjesh ligjore janë ngritur kundër tij dhe partia PTI është shtyrë thuajse jashtë sferës së influencës publike.

FOTO GALERI
1/3
Policia në provincën e Balochistan tha se bomba e vendosur në një motoçikletë qe shpërtheu teksa mbështetësit i afroheshin vendit të mitingut

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA