Talat Xhaferri u bë fundjavën e kaluar kryeministri i parë shqiptar i Maqedonisë së Veriut.
Vëllai i tij, Neshati, tregon gjatë intervistave për mediat e Kosovës se si e shpenzon kohën jashtë zyrës, kryeministri i ri i Maqedonisë.
Si vjen kjo ditë për ju si familjarë dhe shtetas të Maqedonisë së Veriut?
E kam dit që do të votohet sepse ai punët nuk i lë përgjysmë. Përherë me përkushtim të posaçëm kryen detyrat pa marrë parasysh edhe kur ka disa pengesa të paarsyeshme nga parti të tjera. Ai gjen gjithmonë rrugë të drejtë dhe reale për bashkëjetesën e popujve në Maqedoni, pa marrë parasysh cilit komb i takojnë apo defektet e sistemit. Talati është i kalitur për këto veprime. Ai ka eksperiencë të madhe. Edhe nëse vjen pas 12 orësh, nuk shkon në gjumë. Së pari shkon e lexon drejtësi dhe e ka koefiçentin sa Ajnshtajni, ndoshta edhe më të madh.
Thatë se mund jetë një Obama i Maqedonisë. Pse e mendoni këtë?
Mendoj se Maqedonia, merita më e madhe është e shqiptarëve. Lufta u krye, marrëveshjet u bënë. Nëse shosisim kombet dhe kombësitë që jetojnë këtu, romët, bullgarët, serbët, maqedonasit mund të dalin 50%. Nuk e them këtë për të shprehur ndonjë urrejtje.
Në mesin e atyre që nuk e votuan Talatin, pati edhe deputetë shqiptarë. Si e shikoni këtë?
Opozita shqiptare, 3-4 parti kanë marrë veten në qafë. Populli shqiptar nuk ushqehet me kashtë.
Top Channel